Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Haradinajt po i priste fati i Jasharajve”

Të gjitha procesverbalet e Tribunalit të Hagës dëshmojnë se skenari serb ishte që të vrasin të gjithë familjen Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së tha se ishte fati i luftës që ata shpëtuan.

“Kanë desht me na vra të gjithëve si Jasharajt, ka qenë fati i luftës që kemi mbetur gjallë, tre janë vra”, ka thënë ai.