Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në kuadër të aktiviteteve që po mbahen në shënimin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Akademinë kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, ka thënë se breza të tërë të shqiptarëve janë rritur, edukuar e trimëruar duke dëgjuar këngë e tregime për luftërat e Gjergj Kastriotit.
Në Akademinë, ku mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Haradinaj ka thënë se “zjarrin e luftës atdhetare për liri duhet ta kthejmë në respekt për veten dhe të tjerët”.
Në këtë Akademi, po ashtu janë nderuar edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.
Në fund të akademisë është promovuar pulla postale “Skënderbeu” e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë.
“Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët ballkanas që vizion e kishte rreshtimin me Perëndimin dhe që, ishte përcaktues se cilën rrugë duhej ta zgjidhnin shqiptarët. Ai ishte dhe vazhdon të mbetet fija e artë që na lidhë me aleatët tanë të përjetshëm - të djeshëm dhe të sotëm. Dhe sot ballkanasit, me gjithë dallimet, janë në të njëjtën rrugë, në rrugën e integrimeve euroatlantike, siç ishin në epokën e Gjergjit, në një front të përbashkët për ta mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Breza të tërë shqiptarësh janë rritur, edukuar dhe janë trimëruar, duke dëgjuar këngë e tregime për luftërat heroike e liridashëse të Gjergjit tonë të madh. Zjarrin e luftës atdhetare për liri e kemi bartur që nga koha e Princit të Arbrit, e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe këtë zjarr sot, duhet ta kthejmë në respekt për veten dhe të tjerët”, ka thënë Haradinaj.
-
Haradinaj bëri homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut
-
Haradinaj para shtatores së Skënderbeut: Me pietet përulemi para gjithë të rënëve për liri
-
Haradinaj-veteranëve: Mos lejoni t’ua vënë në pikëpyetje krenarinë
-
Haradinaj thotë se ka ardhur koha që Kosova t’i mbrojë me ligj familjet e të rënëve për liri
-
Haradinaj në Studime të Vushtrrisë kërkon drejtësi për të gjithë viktimat e luftës