Kryeministri Ramush Hardinaj e ka vizituar Xhafer Krasniqin, babai i Përparimit dhe axha i Adrian Krasniqit, me të cilin kujtuan Adrianin, Përparimin, Zahirin, Ilirin, Luanin e plot djem trima që ranë për atdhe.
“Sot, pata nderin të jem në vizitë te baca Xhafer, babai i Përparimit dhe axha i Adrian Krasniqit. Me bacen Xhafer, kujtuam ngjarje nga lufta jonë e lavdishme. Kujtuam Adrianin, Përparimin, Zahirin, Ilirin, Luanin e plot djem trima që ranë për atdhe. Shtëpia e familjes Krasniqi, ku ndihna si në shtëpinë time, ishte strehë e shumë të plagosurve gjatë kohës sonë më të vështirë. Përherë mirënjohës dhe krenar për kontributin e çmuar të familjes Krasniqi për lirinë e Kosovës’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Kryeministri priti familjen e Heroit të Kosovës, Agim Ramadani
-
Thaçi në vizitë te familja e Kadri Veselit
-
Haradinaj në Prekaz: Këtu kujtojmë sakrificën më sublime për liri
-
Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Kombi që ka njerëz si ti, ka të ardhme të ndritur
-
Haradinaj bën homazhe me rastin e 1-vjetorit e vdekjes së babait të tij