Prishtinë, 26 prill - Ua kemi borxh të jemi partner me ju, sepse na keni ndihmuar në kohëra kritike dhe të jemi këtu ku jemi sot. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, në hapjen e punimeve të Konferencës së 8-të, të organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me temën ,,FSK dhe Partnerët’’.
Kryeministri me këtë rast tha se Forca e Sigurisë së Kosovës reflekton të vërtetën e Kosovës dhe kjo e vërtetë është që të gjithë ne, çdo qytetar i këtij vendi, të ndjehet si në shtëpinë e tij, qoftë shqiptar, serb, turk, rom, ashkali, egjiptian, boshnjak.
“Sot jemi në një institucion, që është shtëpia e të gjithëve. Aspirata jonë është që t’i bashkohemi familjes së Aleancës Veriatlantike dhe t’i kontribuojmë paqes”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se tranzicioni i Forcës së Sigurisë dhe mandati kushtetues i saj nuk do të ndërrojë themelin e shtetit tonë dhe misionin e vizionin e shoqërisë sonë.
Kryeministri Haradinaj gjatë kësaj konference përmendi rolin e KFOR-it që ka pasur gjatë këtyre viteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rëndësinë që FSK-ja të fuqizohet edhe më tepër dhe të bëhet partner me NATO-n.
Ndërkaq, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha tha se FSK-ja vazhdon edhe më tutje të jetë institucioni më i besueshëm në vend dhe ky vlerësim është falë angazhimit dhe përkushtimit të të gjithë pjesëtarëve të Forcës dhe bashkëpunimit që ka me partnerët ndërkombëtar.
Edhe
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka prezantuar kapacitetet dhe të arriturat e FSK-së para të pranishmeve.
“ Vetëm gjate vitit të kaluar kemi pasur dhjetëra pjesëtarë tonë që kanë marrë pjesë në shkollime përkrah aleatëve tanë, kemi ofruar ndihmë në deminim në mënyrë që të krijojmë ambient të sigurt, kemi krijuar qendrën e studimeve universitare katër vjeçare ku pjesëtaret tanë marrin edukimin e nevojshëm. Forca jone është dinamike veçanërisht në profesionalizëm dhe në kuadër të kësaj kemi pasur mbi 200 aktivitete”
Konferenca do të fokusohet në planet bilaterale vjetore për vitin 2018 midis Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partnerëve bilateral, si dhe nevojat dhe kërkesat e FSK-së për zhvillim të mëtejshëm për 2019/2020.
Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë aktorët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Edhe
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci, si dhe ambasadorë të vendeve mike dhe partnere, atashetë ushtarakë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues nga Presidenca, Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, KFOR-i, nga ministria e Punëve të Jashtme, ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.
{gallery}