Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.
Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.
Haradinaj ka thënë se dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga Pacolli, për shkak se vetë ai gjendet në SHBA.
“Uroj që ky konstalacion politik të arrijë t’i çojë përpara proceset e rëndësishme për vendin. Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim - dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar”, ka shkruar ai.
“Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë”, ka thënë ai.
-
Haradinaj: Ka ardhur koha për kontratë të re me SHBA-në
-
Pacolli letër Kurtit, thotë se një shtet është i gatshëm ta njohë Kosovën
-
Pushteti lokal i jep mësim qendrorit
-
Haradinaj pret nga BE-ja “përkushtim dhe seriozitet” si ai i SHBA-së
-
Rama pret që qeveria e re dhe opozita të bëjnë bashkë punë të mira për Kosovën