Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër të prirë nga Fehmi Fetahu, Qamil Isufi, Agim Maka dhe Nazmi Jakurti, themelues dhe këshilltar ligjor i Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër, të cilët e kanë përgëzuar atë për marrjen e detyrës së kryeministrit dhe për instalimin e një dinamike të re në qeverisje.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se në qeverisje ka munguar logjika e zbatimit dhe se tani po punohet shumë që vendimet qeveritare të gjejnë implementim në afate optimale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAfaristët e kanë informuar të parin e Qeverisë së vendit për investimet e tyre në projekte të reja, ndërsa ai u ka thënë atyre se do ta kenë partner Qeverinë e Kosovës.