Për kryeministrin Haradinaj qëndrimet në dialog janë formësuar në Samitin e Berlinit, ndërsa në Paris, sipas tij, do të shkojnë vetëm për njohje.
Megjithëse ka refuzuar t’i komentojë dallimet që ka me presidentin Thaçi rreth marrëveshjes përfundimtare, Haradinaj ka insistuar se dialogu për shkëmbim territoresh i takon së kaluarës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor janë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ata, të cilët edhe zyrtarisht kanë kërkuar përfshirjen e tyre në fazën finale të negociatave.
“Qëndrimet janë formësuar në Berlin dhe në takimin e thirrur në Paris nga presidenti Macron nuk shkohet për lëvizje të kufijve, shkojmë për njohje”, ka thënë Haradinaj të enjten pas mbledhjes së Qeverisë. Të panevojshëm e ka cilësuar edhe debatin rreth taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, edhe pse është ripërsëritur se është ballafaquar me presione për heqjen e kësaj mase. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)