Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë se Kosova bëri punë të madhe për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rekomandimit të Komitetit Libe që Kosovës t’i liberalizohen vizat, duke shkruar në Facebook se shteti bëri punë të madhe për heqjen e vizave.

“Pas plotësimit të të gjitha kushteve për liberalizim, hapi i dytë drejt heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës u mbyll me sukses. Parlamenti Europian, respektivisht Komiteti LIBE për të Drejta Civile, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme, aprovoi sot mandatin për hapjen e negociatave me Komisionin Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

“Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit, andaj është e sigurt se do të përmbyllet me sukses i tërë procesi, duke u mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së. Mirënjohës për angazhimin e madh dhe të vazhdueshëm të eurodeputetes dhe raportueses për liberalizim të vizave në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, dhe të gjithë eurodeputetëve tjerë që votuan pro lëvizjës së lirë për kosovarët”, ka shkruar ai.