Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë se historia u përsëritet harrestarëve

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar të shtunë se amanetet e dëshmorëve na obligojnë që të tregohemi të pa kompromis në mbrojtjen e shtetit dhe se vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia.

Ai në rrjetin Facebook shkruan pas homazheve të bëra në Prekaz, se sakrifica e heronjve të Kosovës për lirinë dhe vendin përcakton rrugën tonë për të ecur përpara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Janë amanetet e tyre që na obligojnë të jemi të pa kompromis në mbrojtje të shtetit e të vlerave tona. Është sakrifica e tyre për lirinë dhe për vendin, që e përcakton rrugën tonë se si duhet të ecim tutje! Nderim te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ne Kompleksin memorial të Heroit legjendar, Adem Jashari, te lapidari i Heroit Zahir Pajaziti, në Mejën e dhimbjes dhe të krenarisë dhe së fundi në kompleksin e bashkëluftëtarëve të mi, në Gllagjan”, ka thënë Haradinaj.

“Vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia! Herojt e lirisë gjithmonë do të jenë, amaneti ynë që nuk falet”, ka shtuar më tej.