Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se kabineti i tij ka dhënë betimin që të punojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi, kësisoj, ai ka shtuar se duhet shfrytëzuar çdo mundësi për të ndërtuar besim me serbët e Kosovës.
“Tani unë besoj që ju keni qenë dje në seancë, kabineti i zgjedhur ka dhënë betimin që të punojë në përputhje me Kushtetutën e vendit me ligjet në fuqi të Kosovës, kjo është përgjigja për këto mendime njëkohësisht ne duhet ta shfrytëzojmë çdo mundësi që ta ndërtojmë edhe një besim me serbët e Kosovës, për fat e kemi ndërtuar mirë me komunitetet tjera por duhet edhe me serbët jo vetëm ata të jugut por edhe të veriut”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Haradinaj ka shtuar se shqiptarët janë një popull i hershëm që gjithmonë kanë respektuar çdo komb e fe, prandaj, edhe me serbët e Kosovës, duhet ndërtuar marrëdhënie të mira.
“Shqiptarët janë një popull i hershëm pra ndër më të vjetrit në Ballkan, autokton, çdo herë kanë nderu të tjerët dhe kanë respektu identitetin qoftë kombëtar, fetar, gjuhësor apo tjetër. Shqiptarët dinë ta bëjnë këtë, unë di ta bëjë këtë edhe për serbët e Kosovës. Kemi nevojë për këtë besim të ndërsjellë dhe do të punojmë për këtë besim”, ka shtuar ai.
-
Haradinaj për seancën në Serbi: Është i mirëseardhur interesimi i Serbisë për serbët e Kosovës
-
Haradinaj: Është bërë e vështirë t’i besohet Evropës
-
Haradinaj: Askush s’merr më toka nga shqiptarët
-
Haradinaj: Nuk duhet të bëjmë hapa prapa
-
Haradinaj: Jemi të interesuar për një marrëveshje me Serbinë me kufijtë ekzistues