Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil me të cilët, sipas një njoftimi nga qeveria, janë dakorduar për të nisur dialogun institucional të drejtpërdrejtë lidhur me projektligjin për Pagat në sektorin publik.
Në njoftim theksohet se do të krijohet një komision qeveritar që do të merret me pikën e kërkuar nga shërbyesit civilë, atë të njohjes së stazhit për ata që punuan gjatë viteve të ’90-ta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSefaj: Ligji për pagat u bë pa transparencë, për dikë u tregua nënë e për dikë njerkë
“Në këtë aspekt kemi vendosur që të trajtohen çështjet që lidhen me stazhin e punës të viteve të ‘90-ta duke krijuar një komision qeveritar që do të trajtojë këtë temë. Po ashtu do të diskutohet për kushtet e punës në shërbim civil, aspekti i inspektorateve dhe avancimin e shërbyesve civil të komunës së Prishtinës sipas Ligjit për Kryeqytetin”, tha kryeministri gjatë këtij takimi.
“Administrata e shtetit e përfaqësuar nga shërbimi civil është motori i shtetit tonë dhe se trajtimi i tyre do të jetë i kujdesshëm përmes një dialogu të vazhdueshëm”, tha kryeministri Haradinaj.
Shërbyesit civilë janë duke mbajtur nga e marta grevë njëorëshe, ndërsa kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre për rritje të koeficientit dhe për njohjen e stazhit nuk plotësohen, do të ketë edhe grevë të përgjithshme.