Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj takon kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash

Kryeministri i së Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi sot në Prishtinë kandidatët për kryetarë të komunave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që do të garojnë në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Haradinaj theksoi rëndësinë e krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat tha se “do të punojnë me përkushtim në përmbushjen e obligimeve përpara qytetarëve të vendit dhe për mirëqenien e tyre”.

Kryeministri i vlerësoi të rëndësishme zgjedhjet komunale të parapara të mbahen më 22 tetor dhe theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi të qetë e demokratik, ku qytetarët do të votojnë për projektet për komunat e tyre dhe për zhvillimin e tyre.