I nominuari për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor PDK – AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur një takim me gratë e partisë që e udhëheq, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Koha.net.
Haradinaj, në këtë takim, siç ka shkruar ai në Facebook, ka thënë se gruaja në Kosovë do të Zojë e Shpisë dhe Zojë e Shtetit, ndërsa ka parashikuar se sulmuesit e tij “të parët do ta marrin ‘ngryk” Ramush Haradinajn si kryeministër.
Ky është postimi i Haradinajt në Facebook:
“Gruaja në Kosovë, do të jetë e Zoja e Shpisë, do të jetë e Zoja e Shtetit, për aq sa jemi të gjithë ne!
Ata që po e sulmojnë sot kandidaturën për kryeministër të Ramush Haradinajt, ndër të parët do të jenë, që do "ta marrin n'gryk" Ramush Haradinajn – Kryeministër”.
-
Ramush Haradinaj paraqet 100 zotimet e tij
-
Koalicioni AAK-PSD nominon zyrtarisht Haradinajn për kryeministër
-
Haradinaj: Fuqizimi i rolit të gruas ka avancuar, por kemi ende punë për të bërë
-
Haradinaj iu thotë bashkëpartiakëve se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve
-
Haradinaj: S’do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt