Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Sulm i tmerrshëm në Muenster, jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se është prekur nga sulmi i sotëm në Muenster të Gjermanisë.

Ai ka shkruar se ky sulm është një sulm i tmerrshëm dhe se jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane në këto çaste të vështira.

Ky është postimi i kryeministrit:

“I prekur nga sulmi i tmerrshëm në Munster të Gjermanisë. Jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane në këto çaste të vështira dhe ndajmë dhembjen me familjet e viktimave”.