Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Serbia po vazhdon ta shkelë marrëveshjen e Washingtonit.
Në Twitter, ajo i ka reaguar deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, i cili ka kërkuar nga ambasadori i Katarit që të ndalë lobimin ndërkombëtar në favor të Kosovës, duke shtuar se përveç mosmarrëveshjeve mbi Kosovën, nuk kanë çështje të tjera të hapura në marrëdhëniet dypalëshe.
Ndërkaq, Haradinaj-Stublla për shkeljen e Marrëveshjes në Washington, i është referuar pikës ku kërkohet të mos lobohet për çnjohje.
“Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Washingtonit, referuar kërkesave zyrtare dhe jozyrtare ndaj vendeve që të mos e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Është Ministria e Punëve të Jashtme që po bën të kundërtën e asaj çfarë ka nënshkruar Vuçiqi”, ka shkruar ajo.
FOR THE RECORD: #Serbia continues to violate #Washington Agreement - refraining from formally or informally requesting nations not to recognize #Kosovo as an independent state. Its MFA doing the opposite of what #Vucic signed in DC. https://t.co/MiYRPuIDuw
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) January 10, 2021
-
“Serbia po rrezikon sigurinë shtetërore të Kosovës dhe po shkel marrëveshjen e Washingtonit”
-
Haradinaj-Stublla: Serbia sërish ka shkelur Marrëveshjen e Washingtonit
-
Haradinaj-Stublla: Serbia mbetet partner jo i besueshëm
-
Gjermania identifikon tri shkelje që Serbia ia bëri Marrëveshjes Bazë
-
Serbia kundër SHBA-së e BE-së, thotë se projektligjet për Kosovën s’i shkelin zotimet e dialogut