Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke replikuar me deputetët ka thënë se duhet të dihet se shteti është shtet dhe ka disa shpenzime, obligime dhe jep para edhe në të zezën,transmeton kp .
“Kjo ideja e shumë prej juve sa të ndershëm jeni me kursye popullin po del hipokrite sepse ne krejt e njohim njëri tjetrin dhe e dimë që i keni marrë krejt këto mëditje kur iu ka ardhë rendi, jeni shku, jeni hy e jeni dal, amo ndaluni diku sepse janë gjëra që i di populli, i kemi listat kush ka marrë mëditje, mundemi me i nxjerr me ua publiku diku edhe të gjithë marrin, nëse është problemi krejt i trajtojmë po e bëjmë një paket dhe vendim çka. .....Është pak e habitshme për mua, është një farë fukarallëku që po e shoh ku doni me ardhe, edhe pak duam me i kursye edhe letrat, mos të blejmë nja 10 letra, o shteti është shtet i ka do shpenzime, i ka do obligime, e ka një reprezentacion, jep para edhe në të zezën, ka raste të caktuar jep shteti për projekte të caktuara, për tema të caktuara, si në planin e brendshëm si ndërkombëtar, analizoni pak, ka mënyra të shmangies së procedurave, nuk mundesh me kthyer shtetin në kursimin në institucion“, tha Haradinaj.
-
Haradinaj: Kurti po i vjedh njerëzit në buxhetin familjar
-
Haradinaj thotë se fondi rezervë i shtetit u shpenzua me miratim të kabinetit qeverisës
-
Haradinaj: Kosova ka shumë tema në tavolinë, nuk duhet të humbim kohë
-
Haradinaj: Duhet ta bëjmë Kosovën 100% shtet
-
Haradinaj, diasporës: S’ju duam vetëm për paratë që na sillni, por pse jeni gjaku ynë