Edhe një rekord të zi ia ka thyer vetes Qeveria.
Të hënën, kryeministri Ramush Haradinaj ka shtuar edhe për një numrin e anëtarëve të kabinetit qeveritar që janë nën akuzë, duke e vënë Endrit Shalën në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, shkruan Koha Ditore.
Shala, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, i cili e drejton Nismën Socialdemokrate, pandehet për posedim të paautorizuar të armëve.
Aktakuza i është ngritur katër muaj më parë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, pasi doli në publik një xhirim në të cilin ai shfaqej me një armë të gjatë në dorë, e me të cilën gjuante nga dritarja e odës së Limajt... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Endrit Shala i Nismës bëhet ministër i Tregtisë
-
Kauboji i Vitit – Endrit Shala
-
MTI-ja “forcohet” me kuadro nga Nisma
-
Me gjithë fushatat vetëdijesuese, ministrat thonë se nuk e dinin që gjuajtja me armë është e palejueshme
-
Ministrat Gashi e Shala pranojnë se kanë gjuajtur me armë, ky i fundit thotë të mos e ketë ditur që po kryen vepër penale