Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Serbia po vë shantazhe e kushte për vazhdimin e dialogut, e këtë s’e pranojmë

Takimet e shpeshta të ditëve të fundit me presidentin Hashim Thaçi, nuk ia kanë ndryshuar qëndrimin për taksën kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai vazhdon të jetë i palëkundur se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, do të qëndrojë deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

Haradinaj ka thënë se Serbia po vë shantazhe dhe kushte për vazhdimin e dialogut, e këtë ka thënë se nuk do ta pranojnë.

Kryeministri edhe një herë tjetër ka dalë kundër partnerit në koalicion, PDK-së, kreu i cilës, Kadri Veseli, ka kërkuar pezullimin e taksës për 120 ditë.

Kryeministri ka folur edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë. I ashpër ka qenë për idenë për ndryshim të kufijve.

Kreu i ekzekutivit ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, se mund të ketë luftë të paparë nëse do të ketë lëvizje të kufijve në Mitrovicë.

Edhe Haradinaj kritik ndaj Kurtit: A është kundër gazit apo kundër Amerikës? Arbëri 1 muaj më parë Haradinaj kritik ndaj Kurtit: A është kundër gazit apo kundër Amerikës?

Sipas Haradinajt, nuk do të ketë destabilizim të situatës në veri, por ka thënë se e sheh të rrezikshme tregtinë me territore.

Në mbledhjen e Qeverisë, kabineti qeveritar ka miratuar dhënien e statusit të investitorit strategjik kompanisë gjermano-izraelite “SOWI KOSOVO”. Vlera e këtij investimi është rreth 170 milionë euro.

Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për shërim jashtë vendit të Aritë Sylejmanit.