Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Rritjen e prodhimit dhe të punësimit më së miri e bën sektori privat

Prishtinë, 2 maj - "Kompanitë e Kosovës duhet t’i mbështesin më shumë prodhimet vendore. Hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik është prioritet i Qeverisë së vendit", kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e 30 vjetorit të themelimit të kompanisë “Elkos Group”, që udhëhiqet nga themeluesi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Sipas njoftimit për media nga Kryeministria, ai tha se na duhet angazhim dhe vullnet i secilit, që Kosovën ta bëjmë vend që prodhon dhe eksporton më shumë dhe këtë punë më së miri e bënë sektori privat.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj theksoi faktin se nuk ka qenë e lehtë të fillohet një ngritje ekonomike në një zonë si Peja të shkatërruar nga lufta, e në përgjithësi në Dukagjin.

"Ka qenë guximi i tij personal, një punë vetëmohuese, një angazhim çdo herë i pandalur që e ka mundësuar rritjen ekonomike. Ajo që na bënë krenar të gjithë neve është fakti se Kosova ka një kompani me këta parametra që u treguan dhe kjo është krenari e gjithë neve" , tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se falë këtij angazhimi kjo kompani sot operon edhe në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi.

Pronari i Kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi para të pranishmëve të shumtë bëri një prezantim të shkurtër të fillimeve të karrierës, sfidat nëpër të cilat ka kaluar për të ardhur deri te suksesi që e ka sot kompania e tij.

{gallery}