Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar qeverinë aktuale për dëmtim të sektorit të arsimit me mbi 31 milionë euro.
Sipas Haradinajt, Qeveria Kurti ka treguar papërgjegjësi.
“Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civil dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë. Por, dëmi më i madh nga papërgjegjësia e Qeverisë Kurti i është shkaktuar sektorit të Arsimit. Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro”, ka shkruar ai të enjten në Facebook.
Haradinaj ka shtuar se aprovimi i Ligjit të Pagave është domosdoshmëri.
Më herët ai ka shkruar edhe për zjarrfikësit.
-
Haradinaj: Qeveria dëmtoi shërbyesit civilë me 16,6 milionë euro
-
Haradinaj fajëson Qeverinë Kurti për dështimin e faqes së KQZ-së
-
Haradinaj: Kurti, shef i korrupsionit
-
Haradinaj: Qeveria në vend që të bëhej aleate e mësimdhënësve, i ka goditur në xhep e dinjitet
-
Haradinaj: Paga minimale, poshtëruese – Qeveria po mashtron në prag të zgjedhjeve