Seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2018-2021, ku kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se ky program është i ndërtuar fokusuar në shtyllat siç janë sundimin e ligjit, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, integrimet euroatlantike dhe zhvillimi sektorial.
Sa i përket sundimit të ligjit, Haradinaj objektiv i Qeverisë është që rrjetet kriminale të ballafaqohen me fuqinë e shtetit ligjor, duke ndryshuar kornizën ligjore në fushën penale dhe do të zhvillojmë rishikimin e plotë dhe funksional të sektorit të sundimit të ligjit, institucionet do të reformohen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe në luftën kundër terrorizmit, ndërsa menaxhimi i kufirit të shtetit të arrijë në standardin evropian.
Ai shtoi se do të zgjidhen rastet e shumta që kanë vonesa dhe do të rregullohet imuniteti i deputetit në mënyrë që mos t’i shohim në pranga, transmeton kp.
Sipas tij, do të realizohen projekte të mëdha zhvillimore që do të rezultojnë me uljen e papunësisë por nuk do të ketë rritje të normës së tatimeve por do të ketë shtrirje të mbledhjes së obligimeve fiskale.
Sipas tij, pagat në sektorin publik do të jenë në linjë me rritjen e produktivitetit të ekonomisë së vendit dhe janë afër zgjidhjes së problemit me energji elektrike.
Ai shtoi se gjatë kësaj kohe do përmbyllin dialogun e Serbisë, duke ndodhur njohja reciproke.
-
Qeveria miraton agjendën legjislative 2026-2028, prioritet dy ligje
-
Haradinaj: Prioritet anëtarësimi në BE e NATO
-
Haradinaj: Gjatë qeverisjes sime u dëshmua se energjia nuk negociohet
-
Haradinaj premton fuqizim të prodhimeve “Made in Kosova” e rritje 100% të pagave të prokurorëve e gjyqtarëve
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin