Kryeministri Ramush Haradinaj, duke folur për liberalizimin e vizave, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës po punon kundër këtij procesi.
Haradinaj, në një intervistë për televizionin publik, tha se kërkesat për zgjedhje të reja nga zyrtarë të kësaj partie janë pjesë e garës për të parin e kësaj partie.
“Në LDK është hapë një garë për kryetar të LDK-së dhe tani ata po mundohen me gjet armiq me gjet tema”, tha Haradinaj.
Ai po dyshon se kjo parti po dërgon mesazhe jo të mira për Kosovën në Evropë sa i përket liberalizimit të vizave.
“Mirë është të fokusohet, t’i ndihmojë qeverisë në këtë rast për liberalizim të vizave. Mirë është nga LDK-ja të mos gabojë me ndonjë porosi që e çojnë te Partitë Popullore a diku. Mos me çu porosi të gabuara që mos me na u aprovu liberalizimi i vizave. Nuk është mirë me dhënë skepticizëm që p.sh: nëse ndodh liberalizimi kish me pasë refugjatë. Nuk është kështu, nuk do të ketë refugjatë”, tha Haradinaj.
Edhe
Haradinaj: Liberalizimi në pranverë, shtyrjes i kontribuoi edhe vonesa e formimit të institucioneve
“Kam përshtypjen që pas takimeve me zyrtar të PPE-së nuk janë nda të bindur që e meritojmë liberalizimin. E kam një frikë që një pjesë e opozitës është kah bon kundër liberalizimit të vizave. Nuk është mirë. Pikërisht mendoj te LDK-ja. I lus mos të bëjnë kësi gabimesh”, tha Haradinaj.
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.
“I kemi dëgjuar edhe zyrtarët e BE-së se Asociacioni bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës”, tha Haradinaj.
Kryeministri thekson se njohja nga Serbia dhe Asociacioni janë çështje të ndara.
Edhe
Haradinaj thotë se liberalizimi mund të ndodh brenda këtij viti
“Këto janë të ndara. E para ndodh në Kosovë nga Kosova. Asociacioni është vepër e Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Kosovës se ashtu e parasheh edhe marrëveshja”, thotë Haradinaj.
“Çështja e njohjes reciproke është çështje dypalëshe në këtë rast. Edhe Asociacioni buron nga dialogu mirëpo prapë se prapë është çështje që ndodh vetëm në Kosovë. Krijimi dhe zbatimi është në Kosovë ndërsa njohja reciproke na implikon ne, Serbinë dhe palët tjera”, theksoi ai.