Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Përjashtimi nga “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e presidenten e vendit se e kanë kthyer Kosovën prapa.

Përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 2023”, Haradinaj e ka cilësuar si alarm për sigurinë nacionale.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys. Ata për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa. Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?” ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se Kosova i ka ndërtuar për dekada aleancat të cilat, sipas tij, tash po i rrëzon kryeministri Kurti.

“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t'i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë”.

Edhe Haradinaj për qeverinë në largim: E rrezikshme, Kosova s’ka nevojë për udhëheqje të tillë Arbëri Haradinaj për qeverinë në largim: E rrezikshme, Kosova s’ka nevojë për udhëheqje të tillë

Haradinaj ka thirrur për dorëheqje të Kurtit duke thënë se me këtë veprim mund “t’ia bëj një të mirë Kosovës”.

“Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t'i ruajë miqtë dhe orientimin e vet. Është i vogël Albin Kurti t'ia nderrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj”.