Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj për mospagesën e shtesave për policët: Këto skandale i shkojnë për shtat vetëm armiqve të Kosovës

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si skandal mospagesën e ndërrimit të natës dhe orëve shtesë për policët gjatë këtij muaji, duke thënë se këto u shkojnë për shtat vetëm armiqve të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se mashtruesit, duke aluduar në Qeverinë Kurti, po bëjnë gjithçka që munden ta shkatërrojnë sektorin e sigurisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mashtruesit që nuk ndalen së thirruri në emër të sigurisë, po bëjnë gjithçka që munden ta shkatërrojnë pikërisht këtë sektor. Vija e parë e sigurisë, policia jonë e jashtëzakonshme, nuk merr as atë që i takon minimalisht. Këta, në vend që t’ua dyfishojnë pagat kësaj kategorie esenciale të qenësisë dhe sigurisë së Kosovës, nuk ua paguajnë as orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se këto skandale janë alarmante.

“Këto skandale janë alarmante dhe i shkojnë për shtat vetëm atyre që janë armiq të Kosovës. Nuk kemi polici për t’i përbuzur”, është shprehur Haradinaj.

Sindikata e Policisë së Kosovës të premten vonë ka shprehur shqetësimin për vonesat në pagesën e ndërrimit të natës dhe orëve shtesë për zyrtarët policorë këtë muaj në prag të festës së Fitër Bajramit. Sipas Sindikatës, kjo situatë ka krijuar pasiguri dhe ka ndikuar negativisht në mirëqenien e policëve, të cilët ende nuk e kanë marrë kompensimin e merituar.