Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj nuk merr pjesë në manifestimet e Pavarësisë në Vlorë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të marrë pjesë në aktivitetet që ishte paraparë të mbahen në Vlorë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me zëvendësndihmës sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Cooper, raporton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në aktivitetet e Vlorës do të marrë pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.

Dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.