Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj ka arsyetuar të premten 53 milionë eurot shtesë që ia ka dhënë kompanisë “Bechtel & Enka”, e cila është duke e ndërtuar autostradën nga Prishtina deri në Han të Elezit, përkatësisht në pikën e kalimit të kufirit me Maqedoninë. Dhe, po këtë ditë, kompania përfituese e ka falënderuar Ekzekutivin për aprovimin e gjithë këtyre milionave, shkruan sot Koha Ditore.
Qeveria e mandatit të shkuar që drejtohej nga Isa Mustafa, në shtator të 2016-s kishte rënë dakord me përfaqësuesit e kompanisë për zgjatjen e punimeve në këtë autostradë, për një kosto prej 14.8 milionë eurosh. Kjo aneks-kontratë ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministrorë më 30 shtator të atij viti dhe i ishte dërguar për miratim Qeverisë. Zbatimi i marrëveshjes kishte ngecur dhe Qeveria Mustafa nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për obligimin financiar që buronin nga ajo.
Kryeministri i tashëm, Ramush Haradinaj, ka përmendur pikërisht vonesat, si arsye pse janë dhënë kaq shumë mjete për kompaninë.
“Nuk kemi pasur qare pa ia pagu paret, sepse i kemi gjetë pa pagu 14 milionë që Qeveria e kaluar i ka lënë qaty. Dhe nga ky borxh është krijuar 53 milionëshi”, ka thënë Haradinaj të premten në Kuvend...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Haradinaj thotë se s’ka qenë në dijeni që “Bechtel-Enkes” duhet t’i paguhen 14 milionë e jo 53 milionë
-
Pos 53 mln euro, Qeveria Haradinaj ja dha edhe 44.1 mln Bechtelit në emër të “punëve shtesë”
-
Qeveria duhet të bëjë gati edhe 60 milionë euro për “Bechtel & Enkan” për punë shtesë në autostradë
-
Arsyetimi i Haradinajt: Kontratën me “Bechtel&Enken” e trashëgova
-
“Qeveria të sqarojë pse u dhanë 53 milionë euro për Bechtel-Enka- n”