Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes së Bubulinës, vajzës së aktorit Çun Lajçi.
Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Lajçi.
Bubulina Lajçi, sipas Policisë, është gjetur e vdekur dje në banesën e saj në Prishtinë.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Jam i prekur thellë nga humbja e një jete të re. Bubulina Çun Lajçi braktisi ëndrrat e jetës, prindërit dhe miqtë e saj.
Ishte fëmijë artistësh dhe vet aktore, nga e cila pritej shumë, por ajo e mbylli ciklin e jetës para kohe.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, në veçanti për mikun tim, Çun Lajçin.
Bëhuni të fortë dhe ruani kujtimet për të.
RH
Artikuj të ngjashëm