Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-Ministrin e Mbrojtjes të Austrisë dhe ish- EuroParlamentarin, Dr. Friedhelm Frischenschlager.
Në takim, siç njofton komunikata nga zyra e kryeministrit, u bisedua për zhvillimet fundit politike në Kosovë dhe për perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike.
“Tani kur jemi afër finalizimit të procesit të liberalizmit të vizave, pasqyrimi i rezultateve të vendit dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtar është e domosdoshme”, tha Haradinaj, duke shtuar se Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ndaj miqve të dëshmuar ndërkombëtar.
Dr. Friedhelm Frischenschlager, parlamentar evropian ka një përvojë të gjatë në politikat dhe zhvillimet në Kosovë dhe rajon si dhe është njohës i proceseve integruese në Bashkimin Evropian.
Frischenschlager, njofton komunikata, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe shprehi mbështetjen e tij për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.
-
Haradinaj: Të gjitha kushtet për liberalizim i kemi plotësuar
-
Një delegacion gjerman në Kosovë vlerëson kriteret për liberalizimin e vizave
-
Haradinaj kërkon mbështetje nga Italia në procesin e liberalizimit të vizave
-
Haradinaj kërkon intensifikim të partneritet politik e ekonomik me Austrinë
-
Haradinaj i uron qytetarët që Gjermania e konfirmoi edhe një herë mbështetjen për vizat