Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj në Mitrovicë: S’pranojmë ndërrim të kufijve por vetëm njohje të tyre

“I vetmi popull në botë që kufizohet me toka të veta janë shqiptarët si në Kosovë dhe Shqipëri. Si ka logjikë pra me pyet dikush çka po ju duhet Leposaviqi meqë nuk ka shqiptarë. Ne nuk pranojmë ndërrim të kufijve, por vetëm njohje me këta kufij”.

Kështu është zotuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një takimi në Mitrovicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“S’ka me kush jep ndonjë copë të Kosovës askujt.. e kam thënë këtë edhe në Reçak ku u bë kthesa...i vetmi popull në botë që kufizohet me toka të veta janë shqiptarët si në Kosovë dhe Shqipëri.. qysh ka logjikë pra me pyet dikush çka po ju duhet Leposaviqi meqë nuk ka shqiptarë....Ne nuk pranojmë ndërrim të kufijve por vetëm njohje me këta kufij. Nëse e ndihmoni Aleancën në Mitrovicë nuk më ndihmoni mua por një interesi nacional. Nuk e dini qytetarë ju si do të ishte Mitrovica me udhëheqjen e Aleancës, atëherë provojeni. zbulojeni... ndoshta do t’ju zhgënjejmë por jo me ju mashtru”, citon kp të ketë thënë Haradinaj .

Jeton Ujkani koordinator i AAK-së në Mitrovicë, tha se mijëra familje në këtë qytet jetojnë si refugjatë dhe me ankthin e ndarjes së kësaj komune.

Minatori Esat Meha, ka vlerësuar punën e kryeministrit Haradinaj, derisa kërkoi nga ai që të angazhohet edhe në gjetjen e zgjidhjes për punëtorët e Trepçës.