Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek përmendorja në vend ku ishte sinagoga e fundit e Kosovës që qëndroi këtu deri më 1963.
Kjo pllakë është ngritur për të përkujtuar hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokausit.
Lexo edhe: Haradinaj: Shqiptarët më meritorët për shpëtimin e hebrenjve
Haradinaj tha se sot gjatë ditës kanë pasur edhe aktivitete të tjera për t’i nderuar popullin hebre.
Ai tha se shqiptarët në përgjithësi kanë bërë shumë për hebrenjtë.
Pllaka është e vendosur në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj me kabinetin qeveritar bënë homazhe te Pllaka përkujtimore kushtuar hebrenjve
-
Haradinaj: Në kohën e Holokaustit e dhamë provimin si popull!
-
Liderët e Kosovës kujtojnë viktimat e Auschwitzit, kujtohet ndihma shqiptare për hebrenjtë
-
Haradinaj, nga homazhet te shtatorja e Rugovës: Shpresoj liberalizimin e vizave para Krishtlindjeve
-
Viktimat e 11 shtatorit nderohen me pllakë memoriale, Haradinaj thotë Kosova e përjetoi rëndë