Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për herë të dytë brenda javës do të mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Zyra e kryeministrit, njofton se në këtë mbledhje do të diskutohet për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, transmeton Koha.net.
Mbledhja do të mbahet në orën 11:30, dhe më pas pritet të ketë konferencë për medie.
Herën e fundit që Haradinaj mblodhi Këshillin e Sigurisë, ishte një ditë pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë.
Kujtojmë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i policisë, komandanti i FSK-së dhe ministri i Punëve të Brendshme. Ky i fundit, që bëhet fjalë për Flamur Sefajn, u shkarkua pas vendimit që u mor për gjashtë shtetasit turq.