Lideri i AAK-së ka thënë se qytetarët e Kosovës do të jenë të barabartë pa dallim etnik, por se tha se në Kosovë nuk ka vend për Serbi.
Në një takim me qytetarët e Prizrenit, lideri i AAK-së tha se qeveria e tij nuk do të jetë qeveri e cila vetëm planifikon pa fund, por një Qeveri e cila kryen punë, raporton KP.
Ai tha se liberalizimi i vizave për kosovarët, pas marrjes së ekzekutivit nga koalicioni PDK-AAK-NISMA nuk do të marrë më shumë kohë se 3 muaj.
Duke iu përgjigjur interesimit të qytetarëve rreth demarkacionit, i nominuari për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, tha se ‘demarkacioni ka vdekur në versionin e tij aktual”, duke premtuar edhe zgjidhje për këtë çështje.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Shtatori opsion që të vendoset që brenda vitit të udhëtojmë pa viza
-
Më së largu pas 9 muajsh liberalizohen vizat, thotë Haradinaj
-
Haradinaj thotë se liberalizimi i vizave dhe formimi i FAK-ut do të ndodhin në mars
-
Çka tha Haradinaj rreth mos-përmbushjes së premtimit të tij për vizat
-
Haradinaj tash thotë se lajmi për viza vjen shpejt, e lëvizja e lirë pas disa muajsh