Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj kërkon pastrim gjeneral të bërllokut, e quan turp të Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është i kënaqur me gjendjen e ambientit në vend, ndonëse kanë marrë veprime.

Këtë deklarim ai e ka bërë në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, pjesë e së cilës është edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Sipas Haradinajt, është koha e fundit që duhet të kuptohet rëndësia e ambientit për jetën.

“Një punë që dua ta them sot dhe shpresoj se edhe Albena Reshitaj do të më ndihmojë së bashku me BE-në, KFOR-in, FSK-në e Policinë, në vjeshtë ta bëjmë një pastrim gjeneral kudo nga mbeturinat që janë hedhur në këto 20 vite dhe këto janë turpi Kosovës. Kam pas dëshirë ta bëjmë në pranverë por në vjeshtën e vonë nga shtatori deri në dhjetor kur bie vegjetacioni duhet t’i largojmë ato mbeturina”, tha Haradinaj.

Nataliya Apostolova, duke shprehur vazhdimin e përkrahjes BE-së për Kosovën me qëllim të përmirësimit të ambientit, përcolli tri mesazhe.

Në këtë konferencë ajo po ashtu tha se Kosova duhet që të ndryshojë perceptimin e saj sa i përket mbrojtjes së ambientit.

Edhe Këshilltarja e Apostolovës: Investoni më shumë në ambient Arbëri Këshilltarja e Apostolovës: Investoni më shumë në ambient

“BE është investuesi më i madh në Kosovë. Më shumë se 15 milionë euro para të taksapaguesve janë investuar në 10 vitet e fundin në mjedisin. Kjo është njëra prej brengave më të mëdha që politika e energjisë në Kosovë duhet të vendoset në një kontekst më të gjerë dhe plan konkret”, u shpreh ajo, transmeton KsP.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se synim kanë përmirësimin e gjendjes në mjedis fuqizimin e planifikimit hapësinor, rritjen e qasjes së banimit të përballueshëm, fuqizimin e inspektoratit.

Ajo tutje shtoi se si ministre i ka vënë vetës mision që të pastrojë dhe të gjelbërojë vendin dhe për këtë ajo kërkoi rritje të buxhetit.