Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po merr pjesë në Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se kohën duhet të shfrytëzojmë për veprime konkrete pasi sipas tij është koha për dinamik të punës.
“Tavolina e sotme mundet që ti identifikojë veprimet qeverisëse të legjislacionit ekzistues që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, pra sipërmarrësit në Kosovë të ecin përpara. Me sa kom parë unë diskutime duhet të kërkojnë zero taksa për bizneset dhe kërkon para e subvencione e përkrahje. Dikush në këtë tavolinë dihet me pas guximin, e ndodhë kjo njeri prej nesh e luan rolin e të keqit e kjo është Ministria e Financave, e cila e ndanë buxhetin. Kjo tavoline duhet të ketë këtë kuptim në mënyrë që të mos kthehet në burokratike. Sa më përket mua mendoj qe ka ndryshuar gjithçka”, ka thënë i pari i legjislativit, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, Bajram Hasani ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë qellmi i këtij këshilli është dialogu i sektorit publiko privat.
“Me votimin e Qeverisë së re ne iu kemi futur punës, me një qasje të re ku kemi dërguar ligje në kuvend dhe Qeveri”, ka thënë Hasani.
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e përkushtuar në luftën kundër informalitetit
-
Haradinaj: Bizneset, të shqetësuara me rritjen e pagave në sektorin publik
-
Haradinaj: Ministria e Financave duhet të ndihet në siklet për zhvillimin ekonomik
-
Sipas kryeministrit, Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon
-
Haradinaj: Me luftimin e ekonomisë joformale ndihmohet zhvillimi ekonomik e rritja e buxhetit