Në rend dite të mbledhjes së Qeverisë ishte edhe zbatimi i programit kombëtar të MSA-së për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ku për këtë raportoi ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila tha se institucionet e Kosovës kanë bërë progres dhe kërkoi që për këtë të këtë zbatueshmëri edhe më të lartë.
Për këtë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se implementimi i masave të dala nga ERA do të ishte një plus i madh për liberalizmin e vizave, raporton KsP.
Qeveria ndër të tjera mori vendime edhe për ndarje në shfrytëzim të pronave të komunave, me kërkesë të komunës së Prizrenit, Podujevës, Ferizajt, Rahovecit dhe Istogut.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, në lidhje me kërkesat nga komunat e lartpërmendura, tha se duhet pasur kujdes, duke shikuar ndikimin financiar në këtë drejtim.
Qeveria po ashtu mori vendim për shpronësimin e qarkores së Gjakovës, përkatësisht pjesa e rrugës Gjakovë-Prizren si dhe ka marr vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Kullës së Demë Ahmetit me qëllim të shndërrimit të saj në Shtëpi - Muze.
-
Haradinaj: Liberalizimi në pranverë, shtyrjes i kontribuoi edhe vonesa e formimit të institucioneve
-
Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh
-
Haradinaj: Kosovë, urime liberalizimi i vizave
-
Prapë me premtime për vizat, Haradinaj optimist se liberalizohemi në qershor
-
“Qeveria të mos procedojë ligje për hir të BE-së, por për qytetarët”