Pas takimit të 5 përfaqësuesve të veteranëve me kryeministrin Ramush Haradinaj, ky i fundit u ka thënë veteranëve që ai nuk ka asnjë faj, duke shtuar se obligimin e tij ai e ka përfunduar.
Haradinaj i ka orientuar veteranët që të kërkojnë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës dhe deputetët për rishqyrtimin e buxhetit, raporton KTV.
Sipas veteranëve, Haradinaj citohet të ketë thënë se i ka dhënë 1 muaj kohë Prokurorisë së Kosovës për të hetuar listat e veteranëve dhe për të ngritur kallëzime penale për ata që e keqpërdorin këtë status.
Veteranët tani janë drejtuar tek Kuvendi i Kosovës për t’u takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Artikuj të ngjashëm
-
Drejtësia le ta thotë fjalën e fundit për listat e veteranëve, thotë Haradinaj
-
Qeveria hedh te Kuvendi çështjen e pagesave të veteranëve
-
Shpërthejnë akuzat për blerje prej 3 mijë eurosh të një certifikate të veteranit
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka
-
“Pastrimi i listave” rikthen debatin mbi veteranët