Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Duke folur për opozitën, ai tha se nëse ata e shohin se Qeveria po bën punë të keqe, “le të na mëshojnë”.
“Unë jam i interesuar të gjejë gjuhë të përbashkët me opozitën”, tha Haradinaj në një intervistë për Interaktiv të KTV-së.
“Është e drejtë e tyre që të vazhdojnë me mocionin e mosbesimit”, tha Haradinaj duke iu referuar paralajmërimit për rrëzim të Qeverisë nga LDK.
“Kushdo që e vlerëson se duhet të shkojmë në zgjedhje, unë jam i gatshëm. Është e mirëpritur”, u shpreh ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Kosova ka shumë tema në tavolinë, nuk duhet të humbim kohë
-
Veseli injoron Haradinajn, ky thotë se “është në fushatë”
-
Haradinaj kërkon zgjedhje, në Hagë shkon si kryeministër në dorëheqje
-
Haradinaj thotë se i ka njoftuar të gjithë për dorëheqjen e tij, kërkon zgjedhje
-
Opozita thotë se janë gati për zgjedhje të reja më shumë se asnjëherë - LDK e VV të gatshme për qeverisje të përbashkët