Kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe partitë tjera, Ramush Haradinaj ka arritur të marrë me shumë vota në Gjakovë sesa liderët e dy partive tjera, Kadri Veseli i PDK-së e Fatmir Limaj i Nisma për Kosovën.
Sipas të dhënave nga rezultatet preliminare të KQZ-së, del se lideri i AAK-së ka marrë 9 mijë e 700 vota, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka qenë edhe bartës i listës, ka marr 3 mijë e 421 vota.
Shumë më pak se Veseli e Haradinaj, është votuar lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili ka arritur të marr vetëm 868 vota në të gjitha vendvotimet në komunën e Gjakovës.
Sipas rezultateve preliminare koalicioni PDK-AAK-Nisma, në Gjakovë kanë marrë 14 mijë e 982 vota.