Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim anëtarin e Parlamentit dhe kryesuesin e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë, në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Questel.
Haradinaj, e falënderoi Questelin, për gjithë mbështetjen që e ka dhënë shteti francez, si një partner i fuqishme dhe përkrahës i madh në proceset eurointegruese të Kosovës.
“Franca është me Kosovën që nga koha e luftës me një përkrahje të vazhdueshme dhe një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën duke mbajtur një pozicion shumë të qëndrueshëm për të drejtën e Kosovës për shpejtimin e Kosovës evropiane”, tha Haradinaj.
Ai e njoftoi Questelin për proceset aktuale dhe prioritetet e Qeverisë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve bilaterale Francë-Kosovë në planin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik në të mirë të dy vendeve dhe rajonit, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, kryetari i grupit të miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Francës, Bruno Questel, e përgëzoi Kryeministrin Haradinaj për progresin që e ka bërë Kosova, duke e bërë të qartë se Franca ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pranë Kosovës dhe duke shprehur interesimin për fuqizimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, dhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.
-
Questel: Franca do vazhdojë mbështetjen për Kosovën
-
Kryeministri në detyrë u takua me ambasadoren e re të Francës
-
Haradinaj në takim përshëndetës me ambasadorin e Francës, Didier Chabert
-
Haradinaj në Paris thotë se Evropa fiton nga lëvizja e lirë e kosovarëve
-
Haradinaj i kërkon ndihmë deputetes franceze për vizat