Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedoi për krijimin e institucioneve të reja. Ambasadori Sardi e përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe theksoi mbështetjen e Italisë për Kosovën në të gjitha fushat.
Haradinaj e vlerësoi lartë përkrahjen e Italisë për Kosovën në periudhat e shtet formimit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai tha se përkrahja e Italisë për rrugën evropiane të Kosovës është e nevojshme dhe do të përshpejtonte përmbushjen e kritereve.
Kryeministri dhe Ambasadori italian biseduan për përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit që hap rrugën drejt integrimit evropian.
Haradinaj dhe Sardi folën edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe njëkohësisht edhe për thellimin e reformave që do të mundësonin zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja në vend dhe do të rrisin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
-
Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin italian
-
Haradinaj kërkon mbështetje nga Italia në procesin e liberalizimit të vizave
-
Haradinaj: Italia është partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit
-
Italia do të vazhdojë mbështetjen për perspektivën euroatlantike të Kosovës
-
Haradinaj thotë se Kosova është e gatshme për prezencën e gjuhës italiane në vend