Borxh ndaj gjakut të dëshmorëve e ka kualifikuar kryeministri Ramush Haradinaj mbrojtjen e kufijve të Kosovës, qoftë edhe nga presidenti Hashim Thaçi. E ka thënë këtë në sy të kreut të shtetit, shkruan sot Koha Ditore.
Thaçi, Haradinaj, por edhe kryeparlamentari Kadri Veseli ishin pjesëmarrës në ceremoninë e organizuar të premten në Marinë të Skenderajt, për inaugurimin e Kompleksit memorial të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.
Kur kreu i Qeverisë e ka thënë këtë, nuk ia ka përmendur emrin njeriut që prej muajsh është duke e proklamuar idenë e “korrigjimit” të kufijve me Serbinë, një eufemizëm ky për shkëmbimin e territoreve.
“Çfarë borxhi tjetër iu kemi këtyre që kanë rënë për liri? Është e thjeshtë: Iu kemi borxh me e forcu lirinë, atë për të cilën kanë rënë. Me e forcu shtetin. Me u forcu si popull, në ekonomi, në politikë të brendshme, në të jashtmen. Me e rujtë Kosovën në territorin e vet. Edhe kufijtë e vet me i rujtë, të paprekshëm prej kurrkujt, qoftë ai këtu me ne, qoftë tjetërkund, për shkak se këta kufij na i kanë lënë amanet”, ka thënë kryeministri Haradinaj, gjatë fjalës së tij në ceremoni...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Haradinaj i thotë në sy Thaçit: Nuk ka ndryshim kufijsh
-
Haradinaj-veteranëve: Mos lejoni t’ua vënë në pikëpyetje krenarinë
-
Haradinaj kujton të rënët në kufirin Kosovë-Shqipëri
-
Haradinaj: Të largohen pengesat që po i bëhen Kosovës për t’u bërë shtet 100 për qind
-
Haradinaj në Shqiponjë: Unë nuk dorëzohem, do t’i kryej punët qind për qind