Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e ekonomisë dhe rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Haradinaj e njoftoi zëvendëskryeministren Zaharieva për intensifikimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe veprimet dinamike drejt përmbushjes së obligimeve që burojnë nga MSA-ja.
Haradinaj po ashtu e falënderoi Ekaterina Zaharieva për rolin konstruktiv të Bullgarisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.
Nga ana e saj, zëvendëskryeministrja Zaharieva i uroi kryeministrit Haradinaj marrjen e përgjegjësive në krye të ekzekutivit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve edhe në të ardhmen.
-
Haradinaj takon ambasadorin bullgar në largim
-
Haradinaj vlerëson mbështetjen e Bullgarisë
-
Haradinaj-Borisovit: Presim nga Bullgaria mbështetje në procesin e liberalizimit dhe anëtarësimit në BE
-
Haradinaj i interesuar për të thelluar bashkëpunimin e Kosovës me Hungarinë
-
Bullgaria në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën në rrugën euroatlantike