Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Çdo ditë e çdo vit, jemi me Krushën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe dhe mori pjesë në tubimin përkujtimor për nderim të 241 viktimave të Kushës së Madhe.

Ai përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 241 martirët e masakrës, dëshmorët, të pagjeturit si dhe Ukshin Hotin.

“Dhembja për ta është në zemrën, mendjen dhe në jetën e çdonjërit prej nesh”, ka shkruar Haradinaj në postim

Ky është postimi i tij i plotë:

“Në kujtim e nderim të 241 martirëve të masakrës, si dhe të dëshmorëve e të pagjeturve, të Krushës së Madhe. Dhembja për ta është në zemrën, mendjen dhe në jetën e çdonjërit prej nesh.

Shqiptari ka dëshmuar me shekuj, se e ka fuqinë për të ecur përpara. Edhe Ukshin Hoti, dëshmorët e martirët, do të na thonin të mos ndalemi.

Edhe 27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve Arbëri 2 muaj më parë 27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve

Shembull i forcës mbinjerëzore për të vazhduar rrugëtimin janë gratë krushiane. Përtej dhembjes së madhe, ato patën kurajën ta vazhdojnë jetën, duke e ngritur atë nga hiri. Përkulem përpara forcës së tyre.

Çdo ditë e çdo vit, jemi me Krushën.

Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve e dëshmorëve të Krushës dhe tërë Kosovës!”.