Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po merr pjesë në Samitin e Sofjes, përmes rrjetit social bën të ditur për takimin që ka pasur me homologun e vet danez.
“Gjatë takimit me kryeministrin danez, Lars Løkke Rasmussen, në margjina të Samitit të Sofjës, folëm për progresin e Kosovës sa i përket sundimit të ligjit si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, që janë europianët e fundit, të cilët nuk e gëzojnë këtë të drejtë” , ka shkruar Haradinaj përmes Facebookut, transmeton koha.net.
“Danimarka është një mbështetëse e madhe e rrugëtimit tonë euroatlantik dhe ky shtet do të jetë avokues i Kosovës në këtë aspekt”, është shprehur kryeministri Haradinaj.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Të gjitha kushtet për liberalizim i kemi plotësuar
-
Haradinaj kërkon nga Finlanda e Holanda mbështetje për liberalizimin e vizave
-
Haradinaj i uron qytetarët që Gjermania e konfirmoi edhe një herë mbështetjen për vizat
-
Finlanda përkrah Kosovën drejt rrugës evropiane
-
Haradinaj me premtim e urim të ri për vizat, polemizon me Ramën