Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lart përkrahjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Kosovës në proceset integruese.
Në takimin që pati të hënën në Prishtinë me zv.ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështjen e parandalimit të konflikteve, Pete Marocco, ai konfirmoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për finalizimin e disa proceseve, përfshirë edhe dialogun me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.
“Mbështetja e SHBA-së në proceset nëpër të cilat po kalon vendi, liberalizimi i vizave, finalizimi i dialogut me Serbinë dhe anëtarësimi në BE dhe NATO, është jetike për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka deklaruar Haradinaj gjatë takimit me Maroccon.
Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Maroccon për arritjet në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për paqen e qëndrueshme në vend dhe rajon. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Haradinaj: Avancimi i statusit të Kosovës në NATO, hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë
-
Haradinaj i thotë Wilsonit se duan marrëveshje me Serbinë, po pa shkëmbim të territoreve
-
Haradinaj në SHBA: Kosova e përkushtuar të anëtarësohet në NATO
-
Kosova kërkon mbështetjen e mëtutjeshme të SHBA-së
-
Haradinaj: Fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës i kontribuon paqes në rajon