Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se Asociacioni i komunave serbe do të formohet në bazë të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Hartimi i statutit të AKS-së duhet të bëhet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin final e jep Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Një trup ka qenë i dakorduar nga Qeveria e mëhershme, ka qenë menaxhmenti, ai e fillon punën që tani, raporton çdo muaj në Bruksel. Këtë statut, ne, qeveria, e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese për të parë a është në përputhje me Kushtetutën”, u shpreh Haradinaj, raporton KTV.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeministri insiston se AKS-ja themelohet bazuar në Kushtetutë
-
Haradinaj: Propozimi i parë për statutin e Asociacionit, brenda afatit
-
Haradinaj thotë se Asociacioni duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën
-
Qeveria: Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës dhe pa kompetenca ekzekutive
-
Haradinaj e bën të qartë, Asociacioni vetëm sipas vendimit të Kushtetueses