Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapet Qendra Kulturore serbe në Prishtinë

Serbët kanë hapur Qendrën Kulturore në Prishtinë Afro njëqind serbë kanë marrë pjesë në liturgjinë dyorëshe që ka mbajtur të enjten në kishën ortodokse serbe, në Prishtinë kryepeshkopi serb, Teodosje me rastin e hapjes së Qendrës së parë kulturore serbe pas luftës, në kryeqytetin e Kosovës.

Selia e kësaj qendre është gjendet fare pranë objektit të Kishës Ortodokse në kryeqytet, dhe në pronë të saj. Ajo nuk është ndonjë objekt I ri I sapondërtuar, por është hapur në njërin prej objekteve të Kishës që kaherë ka ekzistuar aty.

Hapja e kësaj kulturore është inicuar nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili pas liturgjisë fetare ka thënë se kjo qendër është kujtim i ekzistimit të serbëve, raporton Koha Ditore.

Ai ka thënë se serbët nuk duhet të harrojnë se kanë dhënë kontribut të madh në ndërtimin e Prishtinës.

“Natyrisht, këtë e bëmë bashkë me fqinjët tanë, shqiptarë, turqit e të tjerët që kanë jetuar në Prishtinë”, ka thënë Stojanoviq.

Edhe Sakralocidi serb në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë – trashëgimi e humbur që s’kthehet dot Shtojca për Kulturë 3 muaj më parë Sakralocidi serb në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë – trashëgimi e humbur që s’kthehet dot

Ndërsa, Dushan Kozarev, zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, ka thënë se hapja e kësaj Qendre Kulturore është tregues se serbët po i kthehen Prishtinës dhe Prishtina do t’ju kthehet serbëve.

“Hapja e kësaj Qendre mund të duket hap i vogël, por në realitet ky është një hap i madh, sepse tregon se serbët po i kthehen Prishtinës dhe Prishtina po iu kthehet serbëve”, ka thënë Kozarev.

Image

Image