Ministria e Financave ka shpallur Konkursin për Drejtoj të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.
Ministria ka njoftuar se konkursi është i hapur nga sot deri më 1 shtator. Po ashtu ka thënë se procesi do të jetë transparent e profesional, e ka inkurajuar të konkurrojnë edhe gra si dhe nga komunitetet pakicë.
“Ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese. Ministria e Financave siguron të gjithë aplikuesit se i tërë procesi i rekrutimit do të jetë transparent dhe profesional, si dhe inkurajon kandidatet gra dhe nga komunitetet pakicë që të konkurrojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Artikuj të ngjashëm
-
18 kandidatë për drejtor të Doganës së Kosovës
-
Agron Llugaliu emërohet drejtor i Doganës së Kosovës
-
Një vit pa drejtor, Qeveria Hoti heq dorë për zgjedhjen e drejtorit të ri të doganës
-
Bislimi ka pezulluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të Doganës shkaku i pandemisë
-
Shpallet konkurs për drejtor të Doganës, edhe pse Haradinaj ia kishte vazhduar mandatin