Teksa zyrtarët e Komunës së Prishtinës po krenohen për mbjellje të drunjve gjithandej në hapësirat e kryeqytetit e jashtë tij, të paktën tri hapësira të cilat ishin destinuar për drunj në sheshin kryesor të Prishtinës kanë mbetur të boshatisura.
Tri hapësirat afër shtatores së Nënë Terezës, siç shihet në fotografitë e Koha.net, tash e disa vite, që nga mbjellja e fundit e pemëve në këtë bulevard kanë ngelur vetëm me dhe, bosh. Atëbotë ato nuk kishin zënë dhe pastaj askush nuk u ra pas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQytetarët madje po i shfrytëzojnë ato për t’i hedhur mbeturinat, ose për t'i shuar duqet e cigareve.
Pos këtyre hapësirave të mbetura bosh, në shesh ka edhe pemë të cilat janë tharë. Një është po ashtu aty afër vendeve të mbetura bosh dhe që vrasin syrin.
{gallery}