Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se bashkëpunimi me këtë qeveri për votimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike s’ka ndërlidhje me asnjë zhvillim tjetër politik.
Në një konferencë për media, pak pas votimit të këtij ligji me votat e koalicionit qeverisës dhe të deputetëve të PDK-së, Hamza e ka quajtur të dobët Qeverinë Hoti.
“Është qeveri e dobët, po tregon fuqia politike në Kuvend. Po t’i kishte numrat s’do të vonohej kaq shumë. Votimi i këtij ligji s’ndërlidhet me asnjë zhvillim tjetër politik që mund të ndodhë në periudhat e ardhshme dhe asnjë iniciativë ligjore që është në procedurë”, ka thënë Hamza.
Ligji për rimëkëmbjen ekonomike kishte dështuar shtatë herë para se të votohej në shqyrtim të parë. Pas shqyrtimit të parë s’kishte dalë për një kohë para deputetëve deri kur në projektligj u inkorporuan amendamente të propozuara nga PDK-ja dhe u siguruan votat për miratimin e tij.
Ndër pikat e PDK-së që u përfshinë në këtë ligj ishte ajo e rimbursimit të qytetarëve që mund të tërheqin deri 10 për qind të Trustit Pensional. Kjo vlen për ata që kanë deri 10 mijë euro në Fondin Pensional.
-
PDK-ja s’përkrah projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike të Qeverisë, kërkon të votohet propozimi i saj
-
Hamza: Ligji për rimëkëmbje nuk i përkrah bizneset
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
-
Hamza: Do ta kthejmë Kosovën kah e mbara
-
Hamza: Bizneseve, grante deri në 30 për qind